Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që të ndërmarrin veprime ekstreme ndaj të gjithë atyre që do të kërcënojnë forcat e saj në Siri.
Objektivi kryesor do të jetë “shkatërrimi i menjëhershëm”, u tha Putin zyrtarëve të mbrojtjes, në komentet televizive.
Mirëpo, Putin nuk dha detaje në lidhje me kërcënimet direkte, por së fundmi Turqia dhe Rusia janë të përfshirë në një debat, pas rrëzimit të avionit rus nga Ankaraja.
Një pilot rus u vra, pas rrëzimit të avionit, duke acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes dy shteteve. Lidhjet mes Moskës dhe Ankarasë pësuan një krisje pas ngjarjes së ndodhur.
Të dy shtetet kanë lëshuar akuza dhe provokime të vazhdueshme në drejtim të njëri-tjetrit.