Erdoğan: Do të përparojmë edhe drejt El Babit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar Operacionit “Mburoja e Eufratit”, ka deklaruar se “Tani na thonë që ‘mos shkoni’ në El Bab.

Jemi të detyruar të përparojmë dhe shkojmë atje. Pse? Sepse aty duhet të përgatisim një zonë të pastruar nga terrorizmi.

Nëse forcat e koalicionit janë të gatshme të veprojnë bashkërisht do të bëjmë atë që është e nevojshme edhe në Rakka kundër DEASH-it. Por jo bashkë me PYD-në dhe YPG-në. Bashkë me Amerikën, forcat e koalicionit. Nuk do të marrim në krah organizatat terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Artikulli paraprakPartitë i harrojnë zgjedhjet e parakohshme, përballë furtunës së Speciales
Artikulli vijuesRrëzohet dënimi me burg të përjetshëm për kreun e Vëllazërisë Muslimane