Serbi: 9 të arrestuar për vënien e zjarrit në Ambasadën e SHBA-ve

Policia e Serbisë thotë se nëntë vetë janë arrestuar për vënien e zjarrit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, në vitin 2008, gjatë trazirave kundër pavarësisë së Kosovës.


Këta nëntë persona, shumica prej tyre huliganë futbolli, janë arrestuar gjatë bastisjeve në disa qytete në Serbi, përfshirë edhe kryeqytetin Beograd.
Policia tha sot se është në kërkim të së paku pesë të dyshuarve të tjerë.
Qindra protestues nacionalistë e patën shkatërruar dhe ndezur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, më 21 shkurt të vitit 2008, në shenjë të zemërimit për mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës.
Deri tash në gjykatë është paraqitur një i dyshuar për pjesëmarrje në sulm në ambasadë, me ç’rast një protestues ka humbur jetën naga zjarri./BS/kohaislame

Artikulli paraprakVazhdon martesa e vajzave shqiptare me beqaret e moshuar maqedonas
Artikulli vijuesDeputeti i Luginës së Preshevës me mandat rotativ