Deputetja e PS-së, një besimtare e devotshme

Është 32 vjeç, e diplomuar në Menaxhim Biznes dhe e orientuar drejt bindjeve të majta .Rrugën e saj drejt politikës e ka filluar si vullnetare e Forumit Rinor Socialist për qytetin e Durrësit dhe tre vite më parë është betuar në parlament si deputete.

Bëhet fjalë për Esmeralda Shkjaun, vajzën e lindur në Pukë, por që është rritur në Durrës.

Përveç politikës, në një intervistë për ‘Dita’, ajo tregon se është besimtare myslimane, praktikante dhe thotë se konsideron besimin si diçka që i jep stimul për t’i bërë me zemër gjërat në të cilat angazhohet. Në këtë angazhim, të cilin e quan mision, dëshiron që njerëzit ta mbajnë mend për mirë në gjërat që bën.

Artikulli paraprakReporterët turq dënohen për blasfemi
Artikulli vijuesBuxheti në tre vitet e ardhshëm rritet për 21 për qind