Partia e ekstremit të djathtë “Fronti Nacional” i Marine Le Pen fitoi në gjashtë nga 13 rajone, në raundin e parë për zgjedhjet lokale në Francë. Këto ishin zgjedhjet e para, prej sulmeve terroriste të 13 Nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona.
Partia “Republikanët” e Nikola Sarkozi renditet e dyta, ndërsa pas saj Partia Socialiste. Pjesëmarrja ka shënuar rënie në 46.4 % krahasuar me 50.5 % në 2010.
Megjithëse Fronti Nacional ka siguruar mbështetje të dukshme të dielën, nuk është ende e qartë nëse kjo mund të përkthehet në fitore në raundin e dytë që zhvillohen me 13 Dhjetor.
Kjo parti politike është kundër Bashkimit Evropian dhe kundër migracionit. Ajo gjithashtu ushqen antipati ndaj islamit dhe muslimanëve.