Rasti i Kumanovës, keqtrajtohen të akuzuarit, 15 kërkojnë ndihmë mjekësore

0
234

Keqtrajtime të reja, ushtrim të dhunës dhe torturës fizike dhe psikike kanë paraqitur edhe në seancën e sotme të akuzuarit për rastin e Kumanovës. Seanca është ndërprerë pasi që 15 të akuzuar janë ankuar për gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë deklaruar se nuk janë në gjendje të ndjekin seancën, me ç’rast trupi gjykues ka thirrur ndihmën e shpejtë për t’u ofruar ndihmë mjekësore.

Të akuzuarit janë ankuar se u ushtrohet maltretim fizik dhe psiqik gjatë transportit nga dhe deri në burgje. Sipas gjykatës së këtij rasti, për të akuzuarin Enver Hoxha Klain është konstatuar lëndim edhe në raportin mjekësor dhe i janë dhënë terapi. Sipas saj, për rastin në fjalë do të ndërmerren masa dhe do të informohet edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkohë, avokati Asmir Alispaviq, tha se në pjesën e maltretimeve psiqike ka ankesa se të njëjtit janë provokuar në bazë nacionale dhe se këtë e paraqesin në vazhdimësi në Gjykatë, megjithatë ajo përsëritet.

“Në gjendje më të vështirë janë Enver Hoxha Klein me shtetësi gjermane dhe Mirsad Kerimi, i cili 5-6 muajt e fundit ka sëmundje serioze dhe e njejta përkeqësohet. Nga ana e trupit gjykues është siguruar kontroll mjekësore prej ndihmës së shpejtë, por të njejtit insitojnë që të kontrollohen nga psikiatri dhe specilstët të cilët do të mund që t’i diagnistifikojnë sëmundjet për të cilat ankohen të akuzuarit”, deklaroi Alispahiq.

Avokati më tej ka deklaruar se për disa persona të caktuar janë dorëzuar akuza penale në Prokurori dhe për ato janë hapur procedura edhe nga ana e mbrojtësve edhe nga ana e Avokatit të Popullit.

“Deri më sot nuk kemi asnjë informatë deri ku është procedura në Prokurori dhe deri ku është procedura në MPB dhe Këshilli Gjykues ka ndërmarrë që të gjithë ato dokumente të cilat janë konstatuar lëndime të të akuzuarëve në seancën e kaluar të njejtat t’i dërgon në Ministrinë e Punëve të Brendshme me qëllim që të inicohet përgjegjësi eventuale nga ata që e kanë bërë atë”, tha Alispahiq.

Sipas avokatit Alispaviq derisa kjo situatë nuk zgjidhet dhe nuk ndalohet keqtrajtimi i këtillë me lëndime fizike dhe psiqike të akuzuarit dhe avokatët do ta bojkotojnë gjykimin.