Ndaj rajonit Bayırbucak Turkmen në fushën rurale Latakia të Sirisë, në orët e para të mëngjesit njësitë e Esadit kanë filluar një operacion të mbështetur edhe nga ajri për të fshirë ekzistencën e turkmenëve nga ky vend.
Sipas informacioneve të marra nga burimet vendore mësohet se gjatë dy ditëve të fundit, trupat e regjimit të Esadit, kanë nisur operacion ndaj kodrës Kırıkaltı me një taktikë të ndryshme lufte.
Burimet njoftuan se në sulmet me mbështetje ajrore në fillim goditën gjerësisht me bomba misketë rajonet Bayırbucak dhe Cebel Ekrad, më pas ata filluan operacion tokësor për detyrim emigrimi plotësisht të civilëve në këtë rajon.
Në bombardime janë marrë në objektivë provinca dhe fshatra në afërsi me kufirin e Turqisë.
Ndërkaq nën bombardime të dendura kanë qenë edhe fshatrat Obin, Naciye, Bidama të Sirisë që gjenden në afërsi të kampeve të strehuarve.
Qindra familje të mbetura nën bombardimet në rajon kanë ardhur në kampin Yamadi.