150 taksi dje mbrëma nga kampi i emigrantëve në Gjevgjeli kanë transportuar 600 emigrant për në kampin e Tabanovcit. Emigrantët që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë taksi privat kanë udhëtuar me tren.
Cmimi i këtij udhëtimi nuk është vërtetuar por bëhet në një marveshje të fshehtë mes emigrantëve dhe shoferëve, njofton Zhurnal. Hekurudhat e Maqedonisë për transportin e emigrantëve kaën shfrytëzuar 60 vagonë. Nga qendra për menaxhim me kriza informojnë se mjekët në kampin e Tabanovcit ju kanë ofruar ndihmë mjekësore dy emigrantëve që janë diagnostifikuar me neurozë.
Taksistët nga Gjevgjelia ankohen për cmimoren që shteti u ka vënë për dezinfektim pasiqë në Gjevgjeli paguajnë 50 denarë kurse në Tabanovc 500 denarë.