I nderuar baca Fahri: Çfarë edukate është kjo?

0
1797

E lexova kundërpërgjigjen, që Fahri Xharra më kishte shkruar. Për hir të korrektësisë, e postova në profilin tim në Facebook. Isha i dëshpruar për përgjigjjen, duke filluar që në titull. Se di sa je i njoftuar, por më kishe ofenduar.
Mosha jote gati kalon dyfishin e vjetëve të mia. Rregull ka qenë që të moshuarit të tregojnë mirësjellje dhe edukatë të lartë, për të marrë mësim brezat e rinj, por ti më tregove krejt të kundërtën. Zakonisht, kur të fyhesh, duhesh të presësh fyerjen nga pala tjetër. Por këtë sdo e bëjë se besimi im më mëson krejt të kundërtën e sidomos ndaj një të moshuari. “Të keqen ktheje me të mirë”-(Kuran 41: 34).
Me sa pash, me tekstin tim nuk keni bërë replikë, vetëm keni shfrytëzu rastin të flisni gjëra, të flisni për kombin që i nderuar tregoni se sa pak i njihni këto nocione.
Kombi, nëse i futemi studimeve, del se si nocion i njohur është bërë në shekullin e XVII, ndërsa nocionet e fesë, janë edhe para Arisotelit dhe Platonit. Por ju nuk e keni problemin te kombi, por problemin e keni te feja, e në këtë rast te Islami, të bëhemi të sinqertë.
Një teorie, që ju i mëshoni sa herë ju jepet rasti është teoria se feja Islame prish kombin, e përmes fesë ne fetarët dhe besimtarët i bëjmë tradhti kombit! Prap, leximet e juaja janë me dioptri të urrejtjes fatëkeqësisht. Nëse shohim veprimet e Pavarsisë së Shqipërisë, shohim myslimanët se si kanë vepruar për çëshjen kombëtare.

Po “Lidhja e Pejës” e “Lidhja e Prizrenit”, dihet fare qartë se nga kush u nis dhe me çfarë motive! Në mesin e pjesëmarrësve, pjesa dërrmuese mbi 90% i takon besimit Islam i nderuar baca Fahri.
Feja dhe kombi nuk kanë probleme mes vete. Probleme bëjnë ata që fenë dhe kombin, i fusin në kallëpe të njëjta dhe pastaj gjykojnë në mënyrë arbitrare. Duhet të jemi të kujdesëshëm ne të rinjtë, po edhe ju të vjetërit, që ndjenjat e njerëzve si ato të përkatësisë fetare dhe komëbtare mos ti cënojmë për asnjë çmim dhe as për një sekondë të jetës sonë. Të jemi njerëz më të mirë, e të punojmë në ndërtimin e ngrijes së kualitetit të jetës për të gjithë shqiptarët. Të bashkuar mundemi, të coptuar greminën e kemi afër. Do e përfundojë këtë shkrim me një thënie të Profetit Muhamed, e cila është rregull për të gjithë njerëzimin, po që vlen edhe për ty baca Fahri. Ai thoshte: “ Fol mirë ose hesht”.

Nexhmedin Kalisi