Kush janë këta njerëz pa identitet?!

●●●●●●●●●

Me u ba ai qe nuk je dhe me e mohu atë qe je, kjo nuk mund të përkthehet ndryshe pos si krizë e identitetit, servilizëm, sahanlepirje, etj.

Këso lloj fotografish pasqyrojnë më se miri gjëndjen e mjerë të udhëheqësave tanë, këto tregojnë se këta njerëz janë në gjëndje ta mohojnë vetën dhe identitetin e tyre vetëm e vetëm të pelqehen nga tjerët, zatën këta njerëz kështu si vetëmohues të identitetit, si të mos besohet se këta do vazhdojnë ketë traditë vetëmohimi e të bëhen edhe vetëmohues të interesave të popullit, vetëm të pelqehen nga ndërkombëtarët.

Pra, filan politikani i thotë vetit mysliman dhe nuk shkon një herë në xhami me e falë një Bajram, kurse thotë që nuk është katolik kurse merr pjesë në meshë midis kishe…(p.s. nuk jam kundër qe ky me shku në seli të Ipeshkvisë me i uru katolikët, por Kisha është objekt lutjeje e atyre qe i përkasin atij religjioni, pra katolikëve dhe jo myslimanëve).

Po hajdeee, nese po dojkan me na u tregu aq liberal, unifikues etj…, hajde po i kqyrim prej sot, pra filan politikani ishte dje në katedrale, nese ky tipi nuk del në safin e parë në faljen e Bajramit menjeherë pas myftiut, turp i qoftë kësaj shoqerie nese vazhdon me e pasë veç një fije respekti për kësi njerëz!
Pasiqe kësi njerëz nuk i vyjnë kësaj shoqerie, sepse si të tillë nuk dijnë as çka janë, as kush janë, as çka përfaqësojnë!!!

Sali Lajçi

Artikulli paraprakAnnemarie Schimmel: Në Islam shumë ish-skllevër u bënë udhëheqës
Artikulli vijuesMirënjohje për drejtorin Shoqatës NUN nga f. Shipkovicë për kontributin gjatë vërshimeve