Merkel i del krah Turqisë: Çdo shtet ka të drejtë ta mbrojë territorin

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke, ka deklaruar se çdo shtet ka të drejtën për mbrojtjen e territorit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në deklaratën e saj gjatë bisedimeve për buxhetit në parlament duke theksuar se zgjidhja e vërtetë për konfliktin në Siri do të ishte zgjidhje politike tha se: “Sigurisht rrëzimi i një avioni rus nga ana e Turqisë e ka përkeqësuar gjendjen. Duhet të bëjmë gjithçka që të mos kemi tensione. Sigurisht çdo vend ka të drejtën për mbrojtjen e territorit të tij”.

Ajo tha se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, dhe se ka kërkuar që të bëhet gjithçka për uljen e tensionit.

Merkel duke iu referuar bisedimeve për krizën e Sirisë në Vjenë tha se bashkimi shumë i shpejt i aktorëve të rëndësishëm për gjetjen e zgjidhjes për konfliktin sirian është premtuese, dhe se për shkak të ngjarjes së djeshme nuk duhet të ndikojë ky zhvillim.

Artikulli paraprakJa audio e paralajmërimit: Putin dërgon anije në Mesdhe
Artikulli vijuesKush po e saboton armatosjen e FSK-së?!