Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze i shpërbleu dhjetë njohësit më të mirë të Kur’anit – Libri i shenjtë i myslimanëve, të cilët në periudhën e fundit e kanë prezantuar Maqedoninë në garat ndërkombëtare në Iran, Kroaci, Dubai dhe vende të tjera dhe ku kanë arritur rezultate të mira.
Siç kumtoi Komisioni bëhet fjalë për hafëz të Kur’anit, gjegjësisht nxënës të Medresesë, studentë të Fakultetit për shkenca islamike dhe teologë të diplomuar për shkenca islamike, të cilat përmendësh e dinë përmbajtjen e Librit të shenjtë dhe njëkohësisht janë të njohur edhe për zërin e bukur për interpretim.
Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Valentina Bozhinovska dhe zëvendësdrejtori i Komisionit Zeko Abazi sot në Medresenë “Isa Begu” në Kondovë iu ndanë mirënjohje dhe fjalorë shqip-anglisht në shenjë të falënderimit që kanë bërë një akt të tillë heroik në kohën kur respektimi i religjionit është i rëndësishëm në një shoqëri multientike, multikulturore dhe multikonfesionale.
Në këtë mënyrë Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare e potencon pasurinë unike të vendit tonë, e cila padyshim tregon se religjioni dhe dialogu ndër-religjioz kanë rol esencial për tejkalimin e paragjykimeve për afrim, mirëkuptim, paqe dhe tolerancë midis njerëzve.