Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në programin me rastin e 30 vjetorit të Fondacionit të Unitetit (Birlik Vakfı) ka deklaruar se organizatat terroriste si DAESH, PYD dhe YPG janë vegël e fuqive të mëdha në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij Erdogan tha se: “Askush të mos të mundohet të mashtrojë askënd. Organizatat terroriste si DAESH, PYD dhe YPG janë vetëm një vegël e fuqive të mëdha në luftën e Sirisë. Edhe organizata terroriste PKK tek ne është e njëta dhe nuk ka ndonjë ndryshim prej tyre”.
“Ne si muslimanë duhet të bëjmë atë që na takon. Duhet të shkatërrojmë këtë klimë që favorizon organizatat terroriste të tilla si DAESH, Al-Kaida, Boko Haram dhe Esh-Shebab të cilat duke luajtur me vlerat e Islamit dëmtojnë më shumë muslimanët” tha Presidenti Erdogan.
Në vazhdim të fjalës së tij ai shtoi: “Këta organizata nuk kanë ndikuar në përfitimin e Islamit në vendet ku veprojnë. Ata nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se janë bërë mjet dhe shkak për hyrjen e forcave ushtarake të huaja në këto vende. Nëse nuk i dalim në ballë këtij problemi kjo gjendje do të vazhdojë të jetë e tillë. Muslimanët nuk mund të vazhdojnë të mbajnë mbi supe një sëmundje të tillë. Të gjithë sëbashku duhet të punojmë që të përhapim dhe të forcojmë këtë ndërgjegje”.