Kryeministri i regjimit sionist ka reaguar ndaj operacionit të dytë të rezistencës palestineze në Tel Aviv dhe për këtë kërkoi të sulmohet populli palestinez.
Reagimi i Netanjahut ndaj operacioneve anti-sioniste në Tel Aviv
Beniamin Netanjahu pas dështimit të forcave izraelite për arrestimin e autorit të operacioneve të fundit në Tel Aviv, u ka dhënë urdhër shërbimit të sigurisë së ushtrisë izraelite që të sulmojë rajonet palestineze brenda territoreve të pushtuara.
Në operacionin e ditës së premte të palestinezëve në Tel Aviv, 3 sionistë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur mirëpo regjimi sionist për të ulur nivelin e disfatës së tij përballë palestinezëve ka pohuar vrasjen e vetëm 2 izraelitëve.
Ndërkohë ushtria izraelite ka vendosur trupat e saj në gjendje të jashtëzakonshme. Vlen të theksohet se që nga nisja e Intifadës së Kodsit e deri tani 30 sionistë janë vrarë gjatë operacioneve të të rinjve palestinezë.