Rrëzohet helikopteri afgan, vriten 3 ushtarë

Zyrtarët në Kabul thonë se tre ushtarë afganë janë vrarë pasi është rrëzuar një helikopter i ushtrisë në provincën Logar, në jug të Kabulit.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se helikopteri prodhim rus Mi-17, u rrëzua të dielën si rezultat i problemeve teknike.

Ai tha se edhe dy ushtarë të tjerë afganë janë plagosur gjatë aksidentit.

Qeveria e SHBA-ve i ka blerë helikopterët Mi-17 nga Rusia, i ka renovuar dhe më pas ia ka dhuruar ushtrisë afgane.

Artikulli paraprakVrasja e klerikut shiit, tension mes Iranit dhe sauditëve
Artikulli vijuesReagimi i Netanjahut ndaj operacioneve anti-sioniste në Tel Aviv