Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka deklaruar gatishmërinë e saj për formimin qeverinë e pajtimit kombëtar të Palestinës.
Qendra Informative e Palestineze njoftoi se Sami Abu Zahri, zëdhënës i Hamasit, të mërkurën ka deklaruar gatishmërinë e kësaj lëvizje për formimin e qeverisë së pajtimit kombëtar nëpërmjet marrëveshjes mes grupeve palestineze gjatë takimit të udhëheqjes së përkohshme të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Sami Abu Zahri ka kërkuar nga funksionarët e Autoritetit Autonom të Palestinës që me marrjen e masave të ndryshme dhe duke hequr dorë nga diskriminimi i Rripit të Gazës në mënyrë që të krijohen rrethanat e përshtatshme për suksesin e këtij plani.
Abu Zahri gjithashtu kërkoi nga AAP që të marrë vendime në përputhje me luftën dhe sakrificën e madhe të popullit të Palestinës dhe para se gjithash të ndërpresë bashkëpunimet e sigurisë me regjimin sionist.
Vlen të theksohet se grupet palestineze vitin e kaluar kanë rënë dakord për formimin e qeverisë së pajtimit kombëtar, mirëpo AAP vazhdimisht ka krijuar pengesa në rrugën e jetësimit të këtij plani.