Efekti i Facebookit tek fëmijët

Disa hulumtues kanë bërë studime për të parë se si ndikon Facebook në gjendjen emocionale, fizike dhe psikologjike te fëmijët.

Rrjeti social Facebook, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, tani ka pushtuar tërë globin dhe është rrjeti social më i famshëm në të gjithë botën.

Këto janë të mirat që Facebook i sjell te fëmijët:

– Fëmijët që kalojnë më shumë kohë në Facebook mësojnë të shfaqin më shumë “mëshirë virtuale” te miqtë e tyre.

– Te fëmijët që kanë probleme shoqërore, Facebook mund t’i ndihmojë ata të mësohen se si të shoqërohen.

– Facebook e rrit vetëbesimin te fëmijët.

Këto janë të këqijat që Facebook i sjell te fëmijët:

– Facebook ushqen narcicizmin.

– Në disa raste e ulë vetëbesimin te fëmijët.

– Adoleshentët që kalojnë shumë kohë në Facebook, shfaqin shenja të çrregullimeve të tjera psikologjike.

– Facebook nuk i përgatit fëmijët për bisedat në jetën e vërtetë.

– Rrjeti social i bën fëmijët të vuajnë nga depresioni, sipas një studimi.

– Facebook të bën varës.

– Të humbë përqendrimin nga gjërat tjera.

Artikulli paraprakNë takimin e opozitarëve të vërtetë, mungon partia e Ziadin Selës
Artikulli vijuesMbaron takimi mes partive opozitare, ja konkluzionet