Agnosticist. m. sh. filoz.
Emri me të cilin quhen pasuesit dhe mbrojtësit e pikëpamjeve të agnosticizmit.
Agnosticist. mb. filoz.
Që ka të bëjë me agnosticizmin; që ndjek e mbron parimet e agnosticizmit. / Teori (rrymë, pikëpamje) agnosticiste. Qëndrim agnosticist.
Agnosticizëm. m. filoz.
Rrymë filozofike idealiste, që mohon mundësinë e njohjes së botës objektive dhe të ligjeve të zhvillimit të saj.