Tri tërmete godasin Amerikën Veriore

Tri tërmete e kanë goditur Amerikën Veriore. Më i fuqishmi ishte në Meksikë.


Instituti gjeologjik amerikan tha se tërmeti prej 7 shkallë të Rihterit e ka godituir shtetin perëndimor të Miçoakanit.
Ai është ndjerë edhe në kryeqytet, Meksiko City, ku ka lëkundur ndërtesat dhe ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë. Nuk është raportuar menjëherë për dëme ose viktima.
Ndërkohë, një tërmet me 5.9 shkallë të Rihterit e ka goditur shtetin perëndimor të SHBA-së Oregonin dhe një tërmet i intensitetit më të ulët është ndjerë në bregdetin e Kalifornisë qendrore.
Edhe për në SHBA nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme materiale ose viktima.
Një tërmeti më i fuqishëm ka goditur një ditë më parë provincën Açeh të Indonezisë, i cili ishte i një intensiteti prej 8.6 shkallë të Rihterit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakAKK: Edhe 261 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë
Artikulli vijuesTatuazhi dhe dëmet fizike