Më shumë se 91.71 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, brenda afatit ligjor. Ky proces është obligativ sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.
Sipas këtij ligji, numri i zyrtarëve të lartë publik, të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3657, njofton kjo agjenci nëpërmjet një komunikate. Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 261 zyrtarë të lartë publikë. Gjashtë zyrtar të lartë kanë ofruar dëshmi që gjenden jashtë vendit apo janë të sëmurë, kurse numri i atyre të cilët e kan deklaruar pasurin pas afatit ligjor saktësisht deri me datën 11.04.2012 është gjithsej 36.
Ndryshe, bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja është e obliguar që të inicioj procedurë kundërvajtëse për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji në fjalë.
Për më tej, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, dhe dorëzimin e formularëve për deklarim të pasurisë ditëve të fundit në Agjencinë kundër Korrupsionit mund të ketë lëshime gjatë evidentimit në lista, andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik që të na njoftojnë me kohë dhe ti përmirësojmë lëshimet eventuale të bëra në listën e publikuar për mos deklarim të pasurisë. /koha/kohaislame
You Might also Like
Transformimi i FSK-së në FAK me tri faza
Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka deklaruar se para aprovimit të draftligjit për transformimin e…
By
Redaksia
0 Min Read
Në Greqi vritet një shqiptar
Dy punonjës ndërtimi janë ekzekutuar në ishullin Mitilini, në Egjeun jug-lindor. Ngjarja ndodhi në vendin…
By
Redaksia
1 Min Read
Stier-Hoxhaj: Kroacia mbështet pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës
Ministrat biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve, statusin e pakicës serbe në Kosovë dhe procesin…
By
Redaksia
4 Min Read
VIDEO – Për disa që thonë: Se ka renin FEJA!
E gjithë Serbia shkon pas Pavles, e gjithë Italia shkon pas Papes, e gjith bota…
By
Redaksia
0 Min Read
Myftiu Tërnava priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë Farid Zarif
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të…
By
Redaksia
1 Min Read
RETRO LAJM – Sulmet në Paris, Kosova mban ditë zie!
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka shpallur këtë të dielë ditë zie në Kosovë në…
By
Redaksia
0 Min Read
