Stamboll: Karajfile në vendin ku vdiqën dhjetë persona

Banorët e Stambollit sot në mëngjes kanë lënë karajfilë në shenjë kujtimi për dhjetë personat që humbën jetën në sulmin e djeshëm terrorist në kuartin “Sultanahmet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia kreu hetimet në vendin e ngjarjes dhe kjo pjesë e qytetit sërish është hapur për trafik, ku këmbësorët dhe ekipet gazetareske ende janë shumë. Në shesh ende është e pranishme policia, ndonëse në numër më të vogël se dje.

Gjatë sulmit të djeshëm vetëvrasës me bombë në kuartin “Sultanahmet” në Stamboll humbën jetën 10 persona, ndërsa 15 u plagosën. Sulmin, siç kumtoi policia turke, e shkaktoi një vetëvrasës me bombë me prejardhje nga Siria, pjesëtar i organizatës terroriste DAESH.

Në mesin e dhjetë të vdekurve në sulmin e djeshëm shumica janë shtetas të Gjermanisë.

Artikulli paraprakMinistri gjerman: Sulmi në Stamboll ishte sulm ndaj njerëzimit
Artikulli vijues“Në Siri po kryhen krime lufte”