Emigrantët: Prej Gjevgjelie në Vjenë

Emigrantët nga Siria pasi të regjistrohen në qendrat e kufirit të Maqedonisë, do të udhëtojnë direkt me tren nga Gjevgjelia deri në kufirin austriak. Ky regjim i ri u dakordua javën e kaluar në Shkup mes përfaqësuesve të policisë së vendeve të rutës ballkanike: Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni dhe Austri, për të reduktuar në mënyrë drastike numrin e refugjatëve në vendet e Bashkimit Evropian.

Prandaj Kroacia njoftoi sot se ajo po e mbyll kampin e refugjatëve në Sllavonski Brod. Të pesë vendet do të marrin pjesë në profilizimin e refugjatëve apo ndarjen e refugjatëve nga vatrat e luftës nga emigrantët ekonomikë.

“Në takimin e fundit në Shkup kemi rënë dakord se do t’i transportojmë emigrantët nga kufiri i Maqedonisë deri në kufirin e Austrisë. Vetëm duhet që akoma të harmonizohen pesë qeveritë rreth shpenzimeve”, tha Vlado Dominiq, drejtor i policisë kroate.

Artikulli paraprakMaqedonia midis “dy Evropëve” në krizën e refugjatëve
Artikulli vijuesMPB ka zbuluar 25 raste të trafikimit të migrantëve