Profesor i Fakultetit të Studimeve Islame, Musa Vila në një postim e ka quajtur skandaloze vendimin e Qeverisë së Kosovës, që vitin 2016 ta quajnë vitin e Nënës Terezë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se më me vend do të ishte që viti 2016 të shpallej viti i Nënës Zahide.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: “Sot Qeveria e Kosovës,në mbledhjen e rregullt të saj,në ditën e masakrës së Reçakut,e shpallë vitin 2016,vit të “nënës Terezë”. A thua,a ka mund të shpallet vit i NËNËS-ZAHIDE,e cila e ka lindur njeriun më të madhë shqiptarë prej se ka lindur Kombi ynë,Adem Jasharin!Nëna Zahide tërë jetën,bijt dhe bijat e saj i dha për Kosovën që të jetë e lirë e të ketë qeveri.Nëna Zahide u varros me flamurin kuq e zi,në zemër të Prekazit-Kosovës,dhe kishte për mision kombin tonë.
“Nëna Terezë”jetoi për Kalkuten-Indin,vdiq për ta dhe u varros me flamurin Indian!Asgjë nuk dha për Kosovën,dhe askund nuk promovoi vlera kombëtare shqiptare,ajo kishte mision kishtar për përhapjen e idologjisë së kishës! Ne a jemi shtet Laik apo çfarë?A thua gratë deputete a e dinë që neve Zoti na ka nderue me Nënën Zahide?Ku janë organizatat e grave të partive,Ojq-ve që asnjëher nuk e ngriten zërin për Nënën Zahide,ndërsa me emri “nëna Terezë”i kemi mbush sheshet,rrugët dhe institucionet! Tash për një vit qeveria e Kosovës me parat e tatimpaguesëve të financohen,ceromenitë,seminaret,ahengjet,librat,shkrimet dhe bustet e “Nënës Terezëz” Absurdë i kohës që po jetojm në varfëri e mjerim! Konstatojë që qeveria jonë të vedihsohet për nënën Zahide dhe Sakrificën e saj për Kosovën e lirë.Emrin e saj të e ngrit në piedestalin ku e meriton. Nuk habitem me këtë qeveri që kërkesat e qytetarëve hasin në veshë të shurdhët,ndërsa kërkesat nga jashtë (Zajednica)implementohen. Me këtë qeveri ka ardhë koha që të vajtohet jeta në Kosovë e jo vdekja!(Prof.Vila)”
You Might also Like
A po i vjen fundi “Kancelares së përjetshme”?
A po përjetohet fundi i kancelares, Angela Merkel, 63 vjeçe, 12 prej të cilave në…
By
Redaksia
7 Min Read
Myftinia në Elbasan për ngjarjet në Paris: "JO NË EMRIN TIM"
Myftinia më aktive në Shqipëri, myftina në Elbasan ka reagur me atë çfarë kemi parë…
By
Redaksia
3 Min Read
UNICEF: Nga viti i kaluar 500 mijë raste të abuzimit të fëmijëve refugjatë
Rreth 500 mijë fëmijë nga vendet e shkatërruara nga lufta, që janë duke u përpjekur…
By
Redaksia
2 Min Read
Policia izraelite përleshet me të rinjtë palestinezë
Në mes policisë izraelite dhe palestinezëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem sot kanë…
By
Redaksia
1 Min Read
Irak: Vazhdon ofensiva e forcave qeveritare rreth Mosulit
Forcat irakiane dhe milicitë kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Klinë theret me thikë 14 vjeçari, i kërkonin haraç
Një 14 vjeçar është therur tri herë me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, sot në…
By
Redaksia
2 Min Read
