Myftinia më aktive në Shqipëri, myftina në Elbasan ka reagur me atë çfarë kemi parë të ketë ndodhur në Francë, ku humbën jetën mbi 150 vetë dhe shumë të tjerë të lënduar. Ajo ka realizuar një llojë kampanje me emër: “Jo në emrin tim”. Për më shumë kjo është letra e tyre e lancuar në rrjetet oficiale të tyre:
“Myftinia Elbasan dënon ashpër aktet e dhunes që ndodhën natën e së premtës në Paris. Këto lloj aktesh as nuk përkrahen e as nuk frymëzohen prej asnjë lloj feje apo grupimi me llogjikë të shëndoshë.
Masakra e së premtes preku zemrat e të gjithë botës dhe si rrjedhojë edhe zemrat e shqiptarëve. Ishte një vepër aq makabre sa s’mund të mbetej kush pa e ndierë dhimbjen e të afërmve të atyre që humbën jetën dhe panikun që përfshiu popullin francez.
Akte të tilla, kaq të dhimbshme, i bëjnë popujt më të ndjeshëm dhe më shumë solidarë ndaj njëri tjetrit. Edhe në vendin tonë, shumica e shqiptarëve u solidarizuan me popullin francez dhe e treguan këtë duke i dhënë mesazhe ngushëllimi dhe duke e inkuruajuar për më shumë forcë këtë popull.
Ajo që është për të ardhur keq në të gjithë këtë akt mizor është fakti se mediat shqiptare e trumbetuan shumë rrezikun që i kanoset shqiptarëve nga grupet terroriste. Iu dha një jehonë të gjerë një mesazhi kërcënues, i cili dihej që ish shkruar nga persona “me eksperiencë” në fushën e kërcënimeve.
Kjo nuk do të thotë që shteti të ulë vigjilencën e tij ndaj grupeve me prirjeje radikale, por duhet që mediat mos t’i kushtojnë më shumë kohë përhapjes së panikut tek njerëzit por të fillojnë të përcjellin mesazhe sensibilizuese dhe paqeje midis njerëzve dhe feve në Shqipëri. Paqe kjo, e cila është mes feve, por që duhet forcuar akoma më shumë. Kjo harmoni fetare, për të cilën Shqipëria “mburret” mund të cënohet nga paniku që mund të përhapet midis qytetarëve. Ky panik sjell qasje islamofobe dhe kjo tregohet edhe nga reagimet e qytetarëve në artikuj të ndryshëm që kanë të bëjnë me dhunën.
Qasjet islamofobe janë vënë re edhe nga vetë besimtarët dhe kjo ka shumë mundësi të jetë si pasojë e frikës së tepërt që përciellin mediat.
Mediat duhet t’u përkushtohen akoma më shumë problemeve reale që ka shoqëria shqiptare dhe s’duhet ta devijojë vëmendjen e publikut atje ku nuk ka aq rrezik sa propogandohet.Ne kete vijim qendra nderfetare ne Elbasan i ka derguar nje mesazh ngushellimi Ambasades Franceze duke u solidarizuar me popullin Francez ne keto dite te veshtira per to.”
You Might also Like
Femra të Lindjes së Mesme, dikur të përjashtuara nga sporti sot në Lojërat Olimpike
Prestigjozja “Uashington Post” i ka kushtuar një shkrim faktit të pjesëmarrjes në lojrat olimpike të…
By
Redaksia
2 Min Read
Mëngjesi në Turqi – situata është nën kontroll, thotë Kryeministri turk
Kryeministri turk, Binali Yıldırım ka thënë se situata në Turqi, në një masë të madhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia e përshtat orarin e punës për namazin e xhumasë
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka njoftuar se qeveria do ta rregulloj pauzën e pushimit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxhë Eljasa Mahmudi: Ju lumtë, Mërgim Mavraj! alkoolin Islami e konsideron nënë e të gjitha të këqiave.
Hoxhë Eljasa Mahmudi Ju lumtë, Mërgim Mavraj! Fajet nuk janë te futbollistët, por te autoritetet…
By
Redaksia
0 Min Read
DAESH-i ekzekuton gazetaren siriane për shkak se raportonte nga Raqqa
Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar gazetarën e parë siriane, e cila ka raportuar brenda…
By
Redaksia
1 Min Read
Siria nuk është demokratizuar, është bota që është sirianizuar
Yassin al-Haj Saleh Opozita siriane dhe militantët e revolucionit të vitit 2011 përshkruan në historinë…
By
Redaksia
4 Min Read
