Përderi sa politikanët tanë shqiptarë të kompleksuar me çdo kusht mundohen ta fshehin (sidomos para të haujve) faktin se shqiptarët jan myslimanë, ata maqedonas me krenari e çmojn dhe e duan fenë e tyre kështu sot Kryeministri i ri maqedonas Emil Dimitriev
Emil Dimitriev që mbrëmë u zgjodh kryeministër i qeverisë kalimtare të Maqedonisë sot u të shfaq në publik për herë të parë si bartës i një funksioni të lartë shtetërorë.
Ai ishte i pranishëm në hedhjen e kryqit në lumen Vardar. Hedhja u mbajt tek ura ‘’Liria’’ në ora 11.45 minuta në qendër të Shkupit. Kryeministri u shoqërua nga bashkëpunëtorë të tij si dhe nga kreu i kishës ortodoxe G.G Stefan
Qeveria e re është zgjedhur mbrëmë me 72 vota për dhe asnjë kundër. Në të vazhdojnë të mbajnë pozicione të njejtët ministra dhe zv ministra. Betimin nuk e kanë dhënë ministrat e LSDM-së Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski. Deri në emërimin e tyre për ministra të ri këto resor do t’i drejtojë kryeministri Dimitrievi