Kryeministri turk: Çdo vend që përkrah Gylenin është në luftë me Turqinë

Kryeminstri turk Binali Yildirim deklaroi sot para mediave se cilido vend që i qëndron pranë Fetullah Gylen, nuk do të jetë mik i Turqisë.

Pasi e cilësoi Gylenin si përgjegjës të tentativës për grusht shteti, kryeministri, tha se cçdo vend i tillë do të konsiderohet në luftë me anëtarin e NATO-s.

Qeveria e ka akuzuar Gulen se po tenton ta ndërtojë një strukturë paralele brenda gjyqësorit, sistemit arsimor, medias dhe ushtrisë, si një mënyrë për ta rrëzuar shtetin.

Artikulli paraprakJa çfarë thotë Kim Mehmeti për puçin në Turqi
Artikulli vijuesThaçi, Mustafa dhe Veseli reagojnë në lidhje me tentativën për grusht shteti në Turqi