Ferat Shala jep dorëheqje nga detyra e menaxherit të përgjithshëm së ndërmarrjes “Trepça”.
“Njoftoj gjithë opinionin publik, se jap dorëheqje nga detyra e menaxherit të përgjithshëm së ndërmarrjes “Trepça”.
Ndërkaq, do ta respektoj afatin ligjor prej 30 ditësh të qëndrimit në detyrë, në mënyrë që AKP të ketë kohë ta zgjedhë menaxherin e ri: thuhet në deklaratën e tij për media, njofton RTK.
Arsyet e dorëheqjes sime, janë angazhimet që më presin në punët akademike. Mendoj se gjatë qëndrimit tim në krye të “Trepçës”, në këta tre vjet e gjysmë, jam përpjekur me gjitha fuqitë e mia, që të bëjë më të mirën për këtë ndërmarrje.
Me këtë rast, dua t’i falënderoj përzemërsisht, në radhë të parë minatorët e “Trepçës”, teknikët, inxhinierët, punonjësit e administratës dhe gjithë punëtorët tjerë, për kontributin e tyre në rimëkëmbjen e kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në deklaratën e Shalës.
Ai ka theksuar se me përpjekjet e përbashkëta, u sfiduan vështirësitë e shumta dhe u arrit që për këtë periudhë relativisht të shkurtër, ndërmarrja “Trepça” të vendoset në baza të qëndrueshme zhvillimi.
“Realizuam investime të konsiderueshme në projekte të rëndësishme zhvillimore. Pranuam minatorë të rinj, duke freskuar brezin e vjetër të minatorëve. Gati dyfishuam prodhimin dhe në këtë përpjesëtim, u rritën edhe pagat. U përmirësuan kushtet e punës për gjithë punonjësit e “Trepçës””, theksoi ai.
Ai ka përmendur se me punë të përbashkët, u arrit që “Trepça”, nga viti 2010 e këndej, të punoj pa humbje, pra, me bilanc afarist pozitiv.
“Në fund, unë jam thellë i bindur se ndërmarrja Trepça, ka potencial të madh zhvillimi dhe të ardhme të fuqishme ekonomike. Prandaj, unë i uroj punonjësit e Trepçës, për suksese të reja në ecjen e pandalshme drejt ristrukturimit të mirëfilltë të saj”, thuhet në deklaratën e ferat Shalës./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Kosovës po i ikin kuadrot mjekësore
Institucionet e shëndetit publik në Kosovë po përballen me fenomenin e ikjes së mjekëve specialistë…
By
Redaksia
4 Min Read
Qendra Studentore e pranon se ka intervenime për banim në konvikte
Pranimi i rregullt i studentëve në Qendrën Studentore, sipas konkursit të hapur nga 5 shtatori…
By
Redaksia
1 Min Read
Sot fillojnë grevën të burgosurit
Këshilli Grevistë në Burgun e Dubravës, kanë paralajmëruar se sot do të fillojnë grevën. Ky…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjest i bukur, Juniku ushqen kafshët e egra
Shoqata e Gjahtarëve “Ereniku” nga Juniku sot ka shpërndarë 400 Kg Drithëra, Gurë me minerale…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbët e veriut me peticion kërkojnë kthimin e Vulinit
Në katër komunat veriore të Kosovës, qytetarët serbë kanë filluar të hënën nënshkrimin e peticionit…
By
Redaksia
1 Min Read
Prizrenin e bllokon bora, pamundëson lëvizjen e automjeteve
Reshjet e shumta të borës gjatë ditës së sotme që kanë përfshirë vendin tonë, ka…
By
Redaksia
1 Min Read
