“Ky është fundi i Molliqajt”

0
263

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Ibrahimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Me sonte po duket që Molliqaj i dha fund aventurës”.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

“Me sonte po duket që Molliqaj i dha fund aventurës. Siç do ta marrë vesh shpejt, edhe ata miq që i ka pasur aleat, do ta lënë një nga një sepse apetiti për pushtet është më i madh se dëshira për diçka progresive.

P.S personalisht pajtohem me shumicën e këtyre gjërave që po i thotë Molliqaj,por ai ka qenë kontribues i ndërtimit të një organizate e cila kur dikush jashtë saj i ka thënë këto kritika, është sulmuar e linçuar pa mëshirë.
Në një mënyrë ose tjetër, LVV do të dalë shumë më e dobët nga kjo luftë personalitetesh, ndoshta edhe nuk do ta marrë veten kurrë”, (sic), ka shkruar Ibrahimi.