Kompania turke e ndërtimit ‘’Xhevahir’’ ka ndërtuar në kryeqytetin maqedonas mbi 40 ndërtesa të larta.
Kur filloi me shitjen e apartamenteve me çmime shumë të volitshme, me blerje filluan edhe shqiptarë nga Kosova, Shqipëria por edhe shqiptarë të Maqedonisë, madje flitet se disa shqiptarë kanë blerë nga një kat ndërtese, në anën tjetër qeverisja lokale mendoi një mënyrë se si të pengojë këtë shtim të shqiptarëve e në anën tjetër për të penguar emigrimin dhe largimin e maqedonasve nga ato pjesë.
Siç mund të shihen edhe në foto ndërtimi i një kryqi të madh në trotoar si dhe disa kisha në atë pjesë. Kryetari i komunës është arsyetuar se ka ndërtuar pikërisht në këtë pjesë kishën dhe kryqin për shkak se në këtë pjesë ku kanë blerë shqiptarët jetojnë një numër i madh i popullatës të besimit të krishter,.