Presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelaria gjermane Angela Merkel diskutuan resurset për krizën e refugjatëve që ka parë më shumë se një milion njerëz të kërkojnë strehim në Europë vetëm vitin e kaluar.
Merkel dhe Obama kanë folur në një bisedë telefonike dhe janë pajtuar që një konferencë e donatorëve për Sirinë me 4 shkurt në Londër “paraqet një mundësi të rëndësishme për të nxitur përpjekjet globale në adresimin e krizës humanitare siriane”, sipas Shtëpisë së Bardhë, transmeton arbresh.info.
Obama gjithashtu diskutoi planin e tij për të organizuar një samit të refugjatëve në margjinat e Asamblesë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, planifikuar për shtator.