Rreth 42 emigrantë të vdekur nga përmbytja në Greqi

Së paku 42 persona, duke përfshirë edhe 17 fëmijë, kanë vdekur pas përmbytjes së një anije afër ishujve grek. Duke u bazuar në informatat e të mbijetuarve, barka e drurit është përmbytur afër ishullit Kalolimmos.

Rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 26 persona dhe të nxjerrin 34 trupa të p jetë të emigrantëve.

Ky rast vlerësohet nga zyrtarët grekë si një nga incidentet më tragjike të muajve të fundit.

Afër ishullit Farmakonisi, një tjetër ishull i vogël, afër bregdetit turk, gjashtë fëmijë dhe dy gra kanë humbur jetë kur anija e tyre është goditur afër disa shkëmbinjve gjatë mesnatës.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit, ky incident vlerësohet si incidenti më tragjik i muajit janar. Sipas zëdhënësit të IOM, Joel Millman nga Gjeneva, numri i të vdekurve arrin shifrat e së paku 900 personave nga janari i vitit të kaluar, që kanë humbur jetën në detin Mesdhe.

Llogaritet që afro 37 mijë persona kanë arritur në Evropë përmes detit, që mbetet shifra më e lartë e arritur deri më tani krahasuar me muajin e njëjtë me vitet e kaluara.

Artikulli paraprakObama dhe Merkel diskutojnë krizën e refugjatëve
Artikulli vijuesVladimir Putin pedofil?!