Hajnia në Dhomën e Dëshmive në vitin 2009, ka bërë që Policia e Kosovës, të gjejë një mënyrë shumë praktike të ruajtjes së drogave që në aksione të ndryshme i konfiskon.
Policia e Kosovës nuk ka më besim se gjithçka që konfiskon në aksionet që ndërmerr, ta lërë në Dhomën e Dëshmive. Të paktën jo drogën, të cilën për gjashtë muajt e këtij viti, e ka konfiskuar me bollëk.
Vetëm për këtë kohë, policia ka arritur të sekuestrojë një sasi të madhe të drogave të ndryshme, në 285 aksionet që ka ndërmarrë, shkruan express. Tash droga e mbledhur, sapo të kryhen procedurat e para të rastit, shkatërrohet menjëherë.
Kjo bëhet me vendim të prokurorit të Shtetit dhe Gjykatës Supreme. Krejt ky ndryshim i procedurave, ka ndodhur pas vitit 2009, vjedhjes së njohur të provave në Dhomën e Dëshmive. Për të kryer hetimet, policia ndal vetëm mostrat, ndërsa pjesa e tjetër e drogave të konfiskuara, shkatërrohet komplet.
Por meqë vjedhjet janë bërë pak si të shpeshta, atëherë zyrtarët e policisë, as mostrat nuk kanë besim t’i ruajnë në Dhomën e Dëshmive. Tash ato ruhen në Drejtorinë Kundër Drogave, nën një siguri të lartë.
Bahri Shala, drejtor Kundër Drogave në Policinë e Kosovës konfirmon për Express se lëndët narkotike që konfiskohen, nuk i ruajnë më si më parë, por ato shkatërrohen./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Gjykata Speciale nis punë në fillim të vitit 2017
Sekretarja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale, Fidelma Donlon, ka thënë se ky institucion që do…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosovarët shprenzuan 30 milionë euro për të aplikuar për viza
Mbajtja në izolim nga ana e Bashkimit Evropian, u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës rreth…
By
Redaksia
1 Min Read
Vuk Drashkoviq: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, do të shkatërrohemi
Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe…
By
Redaksia
3 Min Read
Therje me thikë në shkollën e mesme
Raportohet se në oborrin e një shkolle të mesme në Dragash, dy të dyshuar kanë…
By
Redaksia
0 Min Read
Qeveria ia dhuron AUK-ut 31 hektarë
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e ka finalizuar memorandumin, të cilin pret…
By
Redaksia
4 Min Read
Nuk ndryshon papunësia
Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës, ka…
By
Redaksia
1 Min Read
