Kosovarët shprenzuan 30 milionë euro për të aplikuar për viza

Mbajtja në izolim nga ana e Bashkimit Evropian, u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës rreth 30 milionë euro vetëm për pajisje me vizat “Schengen”, gjatë gjashtë viteve të fundit.

Edhe tani kur është dhënë rekomandimi për liberalizim vizash, qindra qytetarë presin para ambasadave për t’u pajisur me viza, ose për të bërë termin. Heqjes së vizave i janë gëzuar më së shumti studentët

Rreth 30 milionë euro u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës izolimi nga Bashkimi Evropian, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit. Këto para llogaritet t’i kenë shpenzuar qytetarët e Kosovës vetëm gjatë aplikimit për t’u pajisur me vizën “Schengen” nga vitit 2009 e deri më tani.

E nëse këtu llogariten edhe shpenzimet tjera përcjellëse deri te marrja e vizave, kosovarët kanë shpenzuar edhe disa miliona të tjerë për përgatitjen e dokumenteve, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Instituti “GAP” dhe Instituti për Studime Juridike dhe Politike, përmes një hulumtimi ka konstatuar se Kosova është vendi më i varfër dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, por përkundër kësaj, kosovarët shpenzojnë më së shumti në Evropë për të aplikuar për viza.

Artikulli paraprakAktori i Hollywoodit për herë të parë në Xhami
Artikulli vijuesTë burgosur jemi të gjithë ne që mendojmë ndryshe nga të pushtetshmit