Kenia do të institucionalizojë financat Islame

Kenia po bëhet gati të lejojë përdorimin e financimit islamik, madje po bëhet gati të lançojë “sukukun” (sistem bankar) e parë të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Kenia është një shtet me shumicë krishtere në të cilin muslimanët nuk ishin në mundësi të zbatojnë parimet islame gjatë bërjes së biznesit në atë shtet, pasi shumica e insitucioneve të Kenias nuk ishin të familjarizuara me atë sistem financiar.

Qeveria e shtetit, tani është duke ndërmarrë masat e nevojshme për heqje të kësaj pengese.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare “Financat Islamike” që po mbahet në Kenia, takimi i parë i kësaj natyre, sekretari për Thesar, Henry Rotich tha se qeveria e Kenias do të miratojë një legjislaturë e cila do të mundësojë financimin islamik i cili nuk grumbullon interesin.

Konferenca në fjalë ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e shteteve të Afrikës me një fond të shteteve në vlerë prej 2.1 trillionë dollarë.

Politikbërësit, udhëheqësit e biznesit dhe zyrtarët qeveritarë, të hënën dhe të martën diskutuan për mënyrën e shfrytëzimit të parimeve të sistemit bankar islam në drejtim të uljes së varfërisë në Afrikë. /AA/

Artikulli paraprakMbyten 24 migrantë pranë ishullit grek
Artikulli vijuesE ditëlindja e Ferid Muratit?