Një mjek popullor nga fshati Shkozë e Malishevës ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit duke i marrë një femre rreth 1 kilogramë ari, kinse do ta shëroi atë me magji të zezë.
I dyshuari është Abedin Ratkoceri, 56-vjeç nga Babushi i Lipjanit dhe i njëjti para një jave ishte takuar me një femër në Malishevë të cilës i kishte premtuar se do ta shëroi me magji të zezë, mirëpo në këmbim të kësaj ai i ka kërkuar viktimës rreth një kilogram ari.
Viktima ka deklaruar në polici se ari i saj është shitur në dy lokacione të ndara në Prishtinë, mirëpo me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal.
Rastin e arrestimit të Ratkocerit e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, toger Hazir Berisha, ku sipas tij, i dyshuari tani ndodhet në qendrën e ndalimit dhe njësitet përkatëse policore po vazhdojnë të merren me hetimin e rastit. /Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa akse rrugore, si në ato rajonale, po…
By
Redaksia
2 Min Read
Prishtina s’sheh lidhje mes zgjidhjes për veriun e hyrjes në OKB
Qeveria e Kosovës nuk i ka kundërshtuar bisedimet me Beogradin për veriun, por ka mohuar…
By
Redaksia
3 Min Read
Alarm për destabilizim të Kosovës nga Serbia
Pasoja të paparashikueshme ka sinjalizuar Qeveria e Kosovës të mërkurën, një ditë pas sulmit me…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjenden mbetje mortore në Llaushë të Skënderajt
EULEX-i njoftoi sot se në fshatin Llaushë të Skenderajt janë gjetur mbetje mortore. EULEX-i këtë…
By
Redaksia
1 Min Read
Fondi Saudit për Zhvillim pritet të financojë shumë projekte në Kosovë
Pas premtimit për të financuar autostradën Prishtinë-Vushtri-Mitrovicë, përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim, po vizitojnë…
By
Redaksia
4 Min Read
IPKO: Jemi nën presion
Kompania IPKO, përmes një komunikate për media, ka njoftuar opinionin se Grupi Koha (KTV, Koha…
By
Redaksia
4 Min Read
