Gjenden mbetje mortore në Llaushë të Skënderajt

EULEX-i njoftoi sot se në fshatin Llaushë të Skenderajt janë gjetur mbetje mortore. EULEX-i këtë informatë e kishte marrë nga një banor i këtij fshati në dhjetor të vitit 2014 derisa po gjurmonin në një varr të dyshuar në këtë zonë.
“Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skenderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke i bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it .
 
Sipas EULEX-it ky banor ka treguar për një hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.
 
“Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informatën e pranuar nga EULEX-i”, thuhet në komunikatën e EULEX-it. 
Artikulli paraprakE tmerrshme: Ushtria Siriane kryen sulm me bomba helmuese me gaz klorin
Artikulli vijuesLufta për titull vazhdon, Reali mposht Celtan