Vajzat shqiptare kthejn virgjërinë vetëm për 20 minuta te gjinekologët e Maqedonisë

Nuk është thjesht mit urban, por një e vërtetë. Vajzat që duan ta “rikthejnë” virgjërinë e humbur, mund ta bëjnë këtë vetëm për cmim prej 100- 200 euro.

Një burim i tha “Zhurnal”-it, në kushte anonimiteti, se ky biznes me virgjërinë e vajzave bëhet nga disa gjinekologë në Shkup, si dhe në qytetet e tjera të vendit.

Kontaktuar nga “Zhurnal”, gjinekologë pranojnë nën zë se mes kolegëve të tyre ka të atillë që pranojnë t’ua rikthejnë virgjërinë vajzave, për vetëm nje cmim prej 100- 200 euro, por me kusht diskrecionin e plotë.

Procedura duket të jetë e lehtë dhe zgjat vetëm 20 minuta, ndërsa në terminologjinë e mjekëve njihet si “himenoplastic”.

Mjekët thonë se kanë mirëkuptim për vajzat që janë rritur në ambiente ku humbja e virgjërisë kuptohet si mëkat dhe si humbje e nderit, por nuk janë dakord se kjo është mënyra për të nisur jetën me të zgjedhurin e ri.

Sipas rasteve që tregon burimi ynë, ndodh që për ndërhyrjen të paguajë edhe ish i dashuri i vajzës, që është fajtori për humbjen e virgjërisë, megjithëse në të shumtën e herëve kjo gjë bëhet nga vetë vajzat.

“Ato nuk pyesin as për çmimin kur janë të vendosura të ‘rikthejnë’ virgjërinë, nën presionin e frikës se mund të dëbohen nga i dashuri i ri, ose burri i ardhshëm. Ndërhyrjet e tilla bëhen zakonisht në ordinancat private”, tha burimi.

Rikthimi i virgjërisë ka vite që përflitet, por vazhdon të jetë një nga tabutë e shoqërisë.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakPatrullat e përbashkëta kanë zbuluar 858 emigrantë me dokumente fals
Artikulli vijuesMërgim Mavraj ndihmon vajzën nga Saranda