Propozim Ligji i Ministrisë së Shëndetësisë kaloi në leximin e parë në Parlament. Ligji parashikon legalizimin dhe shfrytëzimin e Kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore, por me kontroll të rreptë të Institucioneve të Shtetit. Parashikohet që zhvillimin e produktit ta bëjnë vetëm persona fizik dhe legal, njofton Zhurnal.
Propozim Ligji po ashtu parashikon që hapësira ku do të kultivohet kanabisi, të rrethohet me rrethojë 4 metra të lartë dhe të vendosen kamera vëzhgimi për 24 orë me radhë.
Shoqata Joqeveritare “Hobs”, reagoi kundër propozimit sepse sipas tyre, nëse siguria e vëzhgimit të kultivimit të kanabisit është aq rigoroz, atëherë çmimi i prodhimit do të jetë i lartë dhe i pakapshëm për njerëzit që do të kishin nevojë për këtë ekstrakt narkotik”, njofton Zhurnal.