Cipras: Është e patjetërsueshme një përgjigje e përbashkët ndaj krizës së refugjatëve

Gjendja rreth krizës së refugjatëve është e rëndë dhe kërkon bashkëpunim në nivel evropian për t`u gjetur arsyeja e problemit, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, transmeton zhurnal.mk

Cipras gjatë takimit me ministrin holandez të punëve të jashtme, Bert Kunders, theksoi se është e patjetërsueshme një përgjigje e përbashkët ndaj krizës së refugjatëve dhe se është e nevojshme që të zgjidhen arsyet që sollën deri te kriza, ashtu si është lufta në Siri.
Qëllimi është që rrjedha e refugjatëve të sillet në minimum dhe të shkatërrohen grupet e trafikut, theksoi Cipras, transmeton zhurnal.mk
Ministri holandez udhëtoi në Athinë pas vizitës në Shkup, ku i ftoi vendet anëtare të BE-së të mos i mbyllin kufijtë për refugjatët, duke theksuar se është më me rëndësi të ekzistoje një kontroll efikas i kufijve.
Kunders theksoi se Holanda do të vazhdoje të diskutoje me Austrinë, Maqedoninë dhe Greqinë për të gjetur një zgjidhje efikase për refugjatët dhe për t`i ikur masave unilaterale.
Sipas mendimit të tij, ende është e mundshme që t`i iket domino efektit dhe të pengohet gjendja për të dal jashtë kontrolli.
Artikulli paraprakJanë dhënë vërtetime për azil-kërkim të 451 migrantëve
Artikulli vijuesMaqedonia premton se do ta forcojë kufirin me Greqinë