Një imam i një xhamie është vrarë pasi është sulmuar nga persona të paidentifikuar. Sulmi ndodhi në Rochdale, kur imami ishte duke u kthyer në shtëpi pas faljes se namazit.
Organizatat muslimane kanë bërë thirrje për qetësi dhe unitetit, por e quajten vdekjen e Qari Jalal Uddin si tronditëse për komunitetin e madh mysliman në Britani. Policia tha se i ndjeri kishte pasur një plagë të rëndë në kokë. Ai u dërgua në spital, por vdiq pak kohë më vonë.
Mohammed Shafiq, shefi ekzekutiv i Fondacionit “Ramadan”, tha se vdekja e Uddin ishte “tronditëse dhe tragjike”.
“Lajmi se një Imam i njohur nga Rochdale është vrarë mbrëmë kur po kthehej nga xhamia per ne shtepi është tronditëse dhe tragjike,” tha ai në një deklaratë.
“Përderisa është shumë herët për të spekuluar në lidhje me rrethanat e vrasjes ne do të nxisim komunitetin e Rochdale të qëndrojnë të bashkuar dhe të qetë.
Një hetim i madh ka nisur sot lidhur me vdekjen e z.Uddin, por policia tha se “hetimi ynë është në një fazë të hershme, por ne kemi për të dëgjuar nga të gjithë ata që mund të kenë qenë në zonën në afërsi të ku ai u gjet në Wardleworth”. /MESAZHI/