Ku gjendet Kaledonia e Re? Nëse këtë pyetje do t’ia drejtonim 1 milion njerëzve në rrugë, përveç atyre që kanë lidhje ose janë të interesuar me të, ashkush nuk do të dinte të përgjigjej. Po ku është Kaledonia e Re? Nëse do t’ju linim të lirë për 5 minuta për të kërkuar këtë vend por jo në internet por në hartë, mendojmë se brenda 5 minutave, vetëm shumë pak njerëz mund ta gjenin vendin e saj në hartë
Kaledonia e Re gjendet në Oqeanin Paqësor dhe është pjesë e tokave të Francës përtej detit. Kaledonia e Re është një vend ishullor në afërsi të Australisë dhe banohet nga rreth 250 mijë vetë.
Pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë vendasit Kanak. Në këtë vend jetojnë të bardhët evropianë, kinezët, japonezët e aziatikët juglindor. 60% e popullsisë është katolike, 30% protestant, kurse 10% që mbetet i përkasin feve të ndryshme. Në këtë 10% janë edhe myslimanët. Për një grusht myslimanësh që jetojnë në një vend të humbur në botë madje që cilësohet “Vend Fantazëm” kujtohet Republika e Turqisë.
Nëse do të na duhej të shpreheshim më qartë në lidhje me këtë temë; njerëzit e shtypur dhe në nevojë që gjenden kudo në botë e kthejnë vështrimin nga Republika e Turqisë…
Myslimanët që jetojnë në Kaledonian e Re kishin një problem shumë të rëndësishëm. Këta myslimanë përmbushnin obligimet fetare por nuk kishin librin e shenjtë, pra Kuranin. Edhe ata, si të gjithë të tjerët që kanë nevojë u kthyen nga Turqia dhe arritën të kontaktojnë me Kryetarin e Entit të Çështjeve Fetare (Dijanet), Mehmet Gormez. Vazhdimin e historisë, Kryetari i Dytë i Delegacionit të Vakëfit të Diyanetit, Mazhar Bilgin, jua shpjegoi agjencive të lajmeve në këtë mënyrë.
“Ne jemi një grup myslimanësh që jetojmë në Kaledonian e Re dhe nuk kemi asnjë Kuran në dorë. A ka mundësi të na dërgoni disa kopje të Kuranit në frëngjisht?”. Këto ishin fjalët e një e-maili të dërguar prej tyre duke kërkuar ndihmë në këtë çështje.
“Ne përjetuam emocionin që arritëm të kontaktojmë me një grup myslimanësh nga Kaledonia e Re në Kontinentin e Australisë me mijëra kilometra larg. Ne i kthyem përgjigje dhe kontaktuam me një autoritetet e shoqatës së myslimanëve në këtë vend. Nga Turqi nuk ka fluturim direkt për të shkuar në këtë vend. Pas një udhëtimi mbi 20 orë nëpërmjet aeroportit të Francës, ne çuam në këtë rajon 100 Kuranë në frëngjisht. Në udhëtimin tonë që do të vazhdojë derisa mirësia të mbisundojë rruzullin tokësor, ne përjetuam lumturinë që amanetin e popullit tonë e çuam në një rajon të ri në Kaledonian e Re, në një shoqëri tjetër myslimane” tha Mazhar Bilgin.
Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, nëpërmjet Vakëfit të Dijanetit, filloi një projekt kuptimplotë që përfshin tërë botën. Projekti i quajtur “Dhurata ime, le të jetë Kurani”. Vakëfi thekson se deri më sot, në kuadër të këtij projekti janë dhuruar 213 mijë e 11 Kuranë, nga këta 16 mijë e 452 brenda vendit dhe 196 mijë e 559 Kuranë janë dërguar jashtë shtetit.
Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, nëpërmjet Vakëfit të Dijanetit, filloi një projekt kuptimplotë që përfshin tërë botën. Projekti i quajtur “Dhurata ime, le të jetë Kurani”. Vakëfi thekson se deri më sot, në kuadër të këtij projekti janë dhuruar 213 mijë e 11 Kuranë, nga këta 16 mijë e 452 brenda vendit dhe 196 mijë e 559 Kuranë janë dhuruar jashtë shtetit. Për tu vënë në zbatim ky projekt ata që mbështetën dhuratën e Kuranit, brenda vendit dhuruan 131 mijë e 613 lira, ndërsa jashtë shtetit dhuruan 2 milion e 490 mijë e 322 lira.
Autoritetet që e përkufizuan objektivin e projektit “individët dhe institutet brenda dhe jashtë vendit që kanë nevojë për Kuran” bëjnë të ditur se për të kontribuar në këtë projekt mund të vizitohet adresa e internetit me të njëjtin emër.
Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare, Profesor Doktor Mehmet Gormez thotë: “Kurani, përgjatë gjithë historisë së njerëzimit ka treguar rrugën për ti qëndruar larg keq bërjes dhe injorancës dhe hap rrugën për të ecur përpara. Ndërkohë që çdo ditë e më shumë bota po merr gjendjen e një vendi të pajtueshëm, që kthehet në një rruzull urrejtjeje, dhune, mizorie dhe dhimbjeje, shpëtimin e njerëzimit mos e kërkoni në asnjë vend tjetër përveç se tek Kurani”.
Turqia është një vend që ndjen detyrimin për të qenë pranë njeriut në nevojë, kudo në botë qoftë ai. Nëse Turqia kërkon ti mbetet besnik trashëgimisë historike është e detyruar që ta bëjë këtë. Dhe nuk ka asnjë dyshim që Turqia i ka qëndruar besnike deri në fund kësaj përgjegjësie trashëgimie. Ky projekt i filluar nga Enti i Çështjeve Fetare tregon qartë se nevoja nuk është e thënë të jetë gjithmonë materiale. Dikujt mund ti siguroni çadër, batanije, ushqim, klasa apo spitale. Por nëse nuk mbushni boshllëkun përbrenda shpirtëror ndaj njeriut në nevojë, as këto mundësi materiale mund të mos kenë vlerë.