VAZHDOJNË SULMET E FORCAVE TË ESADIT NË SIRI

Vazhdojnë sulmet e forcave të Esadit në Siri. Bëhet e ditur që në sulmet e fundit nga mesnata e këndej kanë humbur jetën 48 persona.

Lagjja Mjasar e qytetit Halep që u bombardua nga avionët luftarak të regjimit të Esadit u kthye në një kasaphanë të vërtetë.Populli u mundua që me mundësit e tij duke bartur ujë me kova ta shuaj zjarrin që shpërtheu pas bombardimeve.Ndërkaq grat dhe fëmijët u larguan nga kjo zonë.Fëmijët e plagosur në sulmet e forcave të regjimit të Esadit u dërguan në spitale të cilat edhe pse kanë mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore mundohen të japin shërbime mjekësore.

Ndërkaq forcat e Esadit janë duke u mbledhur edhe në qendër të qytetit Hama.Këto grumbullime të forcave rrisin edhe shqetësimet nga një masakër e mundshme në qytet.Kriza e shkaktuar nga regjimi i Esadit në Siri ndikon negativisht edhe vendet e rajonit.Në kryeqytetin Kajro të Egjiptit mes protestuesve të mbledhur para ambasadës së Sirisë për të protestuar kundër Esadit dhe policisë pati përleshje.Në përleshjet, të cilat u përshkallëzuan pasi demonstruesit tentuat të hyjnë me dhunë në godinën e ambasadës, u lënduan 16 persona ndërsa 7 të tjerë janë ndaluar nga ana e policisë.trt/kohaislame

Artikulli paraprakRendesia e djersitjes ne vere
Artikulli vijuesNikolliq takohet me Putinin