Kompania e njohur gjermane për modifikim të automobilave, Brabus, ka njoftuar se në “Geneva Motor Show” në mars, do të prezantojë Mercedes-AMG C63 S të ri.
Modeli vjen me dizajn “agresiv” dhe trup të përbërë nga fijet e karbonit.
Stili unik me rrota 20-inç ka lëkurë të nivelit më të lartë në interier.
Nën kofano, modeli ka motor 4.0-litër V8 me 641 kuajfuqi.
Kjo i mundëson “raketës” përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për vetëm 3.9 sekonda.
Shpejtësia maksimale e tij është 320km/orë.