Kapen në Fushë Kosovë 2 persona me mbi 12 kg eksploziv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme në orën 15:30 në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë shpërthyese TNT me peshë 12400 gram dhe dy pushkë të gjata të tipit mitraloz MP-84.
Me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake janë kontrolluar edhe dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48, 700€ para si dhe dy telefona celular, raporton Koha.net.

Gjatë hetimeve është arrestuar edhe i dyshuari tretë mashkull, gjithashtu shqiptar i Kosovës, i cili supozohet se ia ka shitur armët.

Me vendim të prokurorit kompetent tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Artikulli paraprakNë dallim nga udhëheqësit tonë, Obama viziton xhaminë që të riafirmoj kontributin e muslimanëve
Artikulli vijuesTradita shqiptare prezantohet midis Arabie