BAROSO VIZITON GREQINË

Presidenti i Komisionit Europian Zhoze Manuel Baroso do të vizitojë Greqinë të enjten, për herë të parë që kur vendin e përsfhiu kriza ekonomike, për të zhvilluar bisedime me kryeministrin Antonis Samaras.

“Qëllimi i takimit është që të takohen dhe të diskutojnë situatën e përgjithshme ekonomike në Evropë dhe në veçanti në Greqi”, tha Alehandro Ulzurun de Asanza Munjoz, nga Komisioni Evropian, transmeton REL.

Edhe pse ajo do të jetë vizita e parë që Baroso i bën Athinës që nga qershori 2009, zëdhënësi këmbënguli se takimi është “një takim i rregullt” dhe se përgatitjet për bisedimet janë diskutuar tash e sa kohë.kohaislame

Artikulli paraprakZBULOHET ILAÇI I RI KUNDËR TUBERKULOZIT
Artikulli vijuesZbardhet raporti i 25 korrikut, Zymberi u vra nga afërsia