Analisti dhe profesori universitar, Sefer Tahiri në një koment të tij në Facebook, ka komentuar zhvillimet e sotme, në Shkup, që pasuan pas vendosjes së gurthemelit për kryqin e paralajmëruar në lagjen Butel në Shkup. Tahiri i ka cilësuar këto zhvillime si lojra amatorësh politik, lehtë të lexueshme. Ja komenti i plotë i prof.Dr Sefer Tahirit.
“ZGJEDHJET DHE KRYQI
Tashmë nuk ka asnjë dyshim- zgjedhje do të ketë, edhe pse nuk jam i sigurt për datën. Do thoni, po nuk vidhet Posta që të ketë zgjedhje! Jo, nuk vidhet, por inskeneohen incidente. Në mëngjes, ata që janë në pushtet, kundër kryqit protestojnë në rrugë, para mesditës vendoset gurthemeli! Lojë amatorësh politik. Shumë e lexueshme! Dekonstruohen skenarët, të ngjashëm si ai me Car Dushanin që dëshironin ta rrëzonin duke përdorur prej gome çekanin!”