Britaniku rrëfen makthin 14-vjeçar në burgun e Guantanamos

Nisi si gjithnjë: me tingullin e afrimit të skuadrës që të nxirrte me zor nga qelia, çizmet me togëza të gjashtë ushtarëve që tringëllonin teksa ecnin, marshimi unison përreth katit të bllokut të qelive. “Ndjen frikë”, tha Aamer.

‘E kupton se do të të lëndojnë, sepse ka disa djem trupmëdhenj atje, djemë 90, apo 100 kg dhe muskulozë. Mund të mbetesh i paralizuar. Çdo gjë mund të ndodhë. Çdo gjë”.

Kur ata hapën derën e qelisë, ai qëndronte i shtrirë në krevatin e tij.

“Komandanti i rojeve bërtiti: ‘239 [Numri i Aamerit në Guantanamo] barkas shtrihu, mos bëj kundërshtime!’. Por si zakonisht, unë nuk pranoja të shtrihesha poshtë, sepse qelia është aq e vogël sa që nëse qëndron me fytyrën poshtë, atëherë i bie ta vendosësh futyrën në vrimën e halesë”.

Duke përdorur mburojat e tyre, skuadra e detyroi atë të ulej përtokë gjithsesi. “Është si një tren që të godet. Mezi merr frymë dhe ata të qëndrojnë përsipër. Të ngrenë sipër dhe ndërkohë të shtyjnë me mburoja për poshtë, kështu që trupin e ke si mishi në sandëich”.

Ndërkohë, ata vazhdonin të bërtisnin. ‘Bërtisnin vetëm një gjë, “Mos kundërshto’. Unë nuk po kundërshtoja aspak, si mund ta bëja një gjë të tillë?”.

Çuditërisht, i gjithë incidenti po flimohej, sepse kampi duhet të kishte një “kameraman lufte” për të gjitha veprimet e skuadrës së forcës. “Është një ‘bejetë’, sepse për ta kjo është një luftë, kameramani po shkon në luftë”, tha Aamer.

“Ata bërtisnin gjatë gjithë kohës përpara kamerës, ‘Mos kundërshto, 239, mos kundërshto’”.

Aamer rrëfeu se në disa raste e kanë lidhur mëbë e duar në formë ndëshkimi.

Incidenti në fjalë ndodhi për një krruajtëse dhëmbësh të cilën ai kishte refuzuar t’ua jepte rojëve dhe kjo mjaftoi që ata të konsideronin se një gjë e tillë vinte në rrezik sigurinë e sistemit.

2

Picture:  Craig Hibbert      8-12-15 Shaker Aamer talks with the Mail on Sunday's David Rose.
Picture: Craig Hibbert 8-12-15
Shaker Aamer talks with the Mail on Sunday’s David Rose.
Artikulli paraprakJam me z. Irfan Salihun dhe i qëndroj pranë në të drejtën e tij për mendimin e shprehjen e tij të lirë!
Artikulli vijuesAsociacioni në sytë e opinionit publik