Turqi, konflikti mes dy familjeve, 28 të plagosur dhe 20 të arrestuar

Nga zyra e Guvernatorit të Ankarasë u njoftua se 28 vetë u plagosën, dhe se 20 të tjerë janë arrestuar pas përleshjeve mes dy familjeve në të cilën është përdorur edhe armë zjarri

 

ANKARA (AA) – Në konfliktin mes dy familjeve në Ankara, që ndodhi të dielën, 20 persona u arrestuan, bëri të ditur zyra e Guvernatorit të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përleshje, në të cilën janë plagosur 28 persona në mesin e të cilëve tre më rëndë, është përdorur edhe armë zjarri.

Në njoftim thuhet se 14 persona janë lëshuar në kurim shtëpiak.

 

Artikulli paraprakJoe Baiden në vizitë në xhami në Abu Dabi
Artikulli vijuesTurqi, terroristët e PKK-së sulm me molotov ndaj një shkolle fillore