PENDIMI SIPAS KUR’ANIT FISNIK

Dr. Ahmed b. Ahmed Shershal

PENDIMI SIPAS KUR’ANIT FISNIK

Me rastin e tubimit të ajeteve kur’anore përkitazi me pendimin erdhëm në përfundim se ajetet, të cilat kanë ngjyrë pendimi përmbajnë këto detaje:
1- Pendimi është begati e dhuruar prej Allahut, e cila ruan shoqërinë nga shkatërrimi.
Pendimi është dhunti e madhe prej Allahut sepse sikur te mos ishte mëshira dhe butësia e Tij me njerëzit dhe ligjësimi i pendimit dhe kërkimit falje (istigfarit) për njerëzimin, njerëzit do te shkatërroheshin ose do ta shkatërronin njeri tjetrin dhe kështu do te shkaktohej skandal, kaos, trazire, turbullire dhe çrregullim i paparë.
Kjo për faktin se mëkatari, gabimtari, krimineli ose kushdo qe shkakton ndonjë problem apo bën ndonjë mëkat dhe e din se nuk ka pendim për te, ai do te vazhdoje ne rrugën e tij te vjetër te shkatërrimit dhe trazirave ne rendin shoqërorë.
Ndërsa nëse e din se dera e pendimit është e hapur, se pranimi i saj është i mundur, se Allahu u ka premtuar te penduarve pranim, falje, shlyerje te mëkateve dhe ngritje te pozitave tek Ai, kjo do ta shtyje atë te heq dore nga gabimet, me çka do ta ruaj veten por do ta ruaj edhe shoqërinë apo rrethin dhe ambientin e tij, dhe kështu, do te përhapet siguria, qetësia dhe rendi ne mes njerëzve, jeta do te lulëzojë, lumturia dhe gëzimi do te përshkojnë qoshet e asaj shoqërie.
Eksperimentet e kësaj natyre janë argumente dhe fakte te gjalle për këtë…Njeriu, i cili kishte mbytur 99 veta dhe ishte bere pishman për këtë, kishte kërkuar pendimin, por kur prifti i kishte thënë se nuk ka pendim ai e kishte mbytur edhe atë dhe kështu viktimat e tij kishin arritur ne 100 veta. Pastaj kishte shkuar tek një dijetar tjetër me shprese se tek ai do te gjeje zgjidhje dhe mënyrë te faljes se mëkateve te mëdha. Dijetari i tha: Po çfarë pengese ka mes teje dhe pendimit? Shko tek filan e filan populli. Njeriu u pendua dhe nuk e mbyti këtë dijetar. Gjate rrugës për tek ai popull i erdhi vdekja dhe kështu melaiket e mëshirës dhe melaiket e ndëshkimit ranë në dert se cilës palë i takon ky njeri? Për te mos e zgjatur shume, ai shpëtoi edhe pse nuk kishte bere asnjë vepër te mire, me përjashtim te pendimit. Te vërtetën e thotë Allahu i Madhëruar: “E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (En’am, 54) Për tregimin me ne hollësi ktheu tek sahihët e Buhariut dhe Muslimit.
2. Allahu quhet Tevvab
Prej emrave te bukur te Allahut dhe cilësive te Tij te përkryera është edhe emri Tevvab, Ai qe pranon pendimin e robërve te Tij. Emri ka ardhur ne formën Fe’al, qe përdorët për te shprehur stërmadhim, dhe ne këtë rast, për te shprehur pranimin e shumte te pendimit nga njerëzit. Ky emër është përmendur ne Kur’an 11 here, si p.sh:
“Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues”. (Bekare, 160)
“A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues”. (Tewbe, 104)
“Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit”. (Bekare, 37)
3. Pranimi i pendimi është prej veprave te Allahut te Madhëruar
Ajetet, qe paraqesin këtë aspekt janë:
“…andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin”. (Bekare, 187)
“Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur)”. (Taha, 122)
“…por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre”. (Tewbe, 117)
4. Pendimi nuk është obligim për Allahun, por ajo është ne vullnetin e tij
Ajetet, qe përfaqësojnë këtë të vërtetë janë:
“All-llahu ia pranon pendimin atij që do”. (Tewbe, 15)
“All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë”. (Tewbe, 27)
“Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkojë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues”. (Ahzab, 24)
“Ka edhe të tjerë që janë duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t’i dënojë apo do t’i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç’bën me ta”. (Tewbe, 106)
“Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t’ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet”. (Tewbe, 102)
5. Pranimin e pendimit nuk mund ta beje askush përveç te Madhit Allah
Ajete, te cilat na qartësojnë këtë aspekt shume te ndishëm te besimit janë:
“I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin…”. (Fatir, 3)
“Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni”. (Shura, 25)
“Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s’ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron”. (Nahl, 119)
6. Obligueshmëria hyjnore për pranimin e pendimit d.t.th mëshirë, që Allahu ia ka caktuar Vetes
Siç thamë me pare, Allahu nuk e ka obligim ta pranoje pendimin, ngas asgjë dhe askush nuk mund t’i behet ajo beje obligim Madhërisë se Zotit tim, porse citatet kur’anore, te cilat përmbajnë shprehje te kësaj natyre, sikur kane mjegulluar mendjet e atyre qe lexojnë Kur’anin sikurse abetaren e fëmijërisë se hershme. Për tu kuptuar Kur’ani duhet lexuar i teri dhe duhet studiuar mire, e jo vetëm kalimthi, ashtu siç bëjnë disa te sëmurë shpirtërisht. Mu për këtë, forma obligative e cekur ne ajet për pranimin e pendimit ka domethënie te mëshirës. Thotë Allahu:
“Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti”. (Nisa, 17)
“Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (En’am, 54)
6. Profetët ftojnë në pendim
Nëse duam te bëjmë një hulumtim te thukte rreth kësaj tematike ne Kur’anin Famëlartë, gjithsesi se do te gjejmë edhe një mori faktesh, te cilat sqarojnë se profetët u drejtuan kah Allahu me pendim si dhe urdhëruan popujt e tyre për pendim. Ja shembuj te gjalle nga jeta e profetëve:
 Babai i njerëzimit, Ademi, alejhi selam, dhe njëkohësisht profeti i pare, se bashku me te shoqen, Havvane, ishte drejtuar kah Allahu me pendim. Kur’ani regjistroi lutjen e tyre: “Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”. (A’raf, 23) Allahu i Madhëruar ua kishte pranuar pendimin. Ja Kur’ani na rrëfen edhe për këtë: “E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit”. (Bekare, 37)
 Ibrahimi dhe i biri, Ismaili, alejhima selam, iu kishin drejtuar Allahut duke kërkuar prej Tij pranimin e pendimit. Allahu duke na rrëfyer për ata dy thotë: “Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues!”. (Bekare, 128)
 Musai, alejhi selam, ishte drejtuar kah Allahu i penduar. Kur’ani na sjell detajet e rastit te tij, alejhi selam: “E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua”. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”. (A’raf, 143)
 Hudi, alejhi selam, kishte urdhëruar popullin e tij te pendoheshin si dhe iu kishte premtuar shpërblim te mire për këtë gjë. Thotë Allahu nëpërmjet gjuhës se tij: “O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud, 52)
 Salihi, alejhi selam, kishte ftuar popullin e tij ne pendim. Thotë Allahu: “Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)!”. (Hud, 61)
 Shuajbi, alejhi selam, po ashtu e kishte ftuar popullin e tij ne pendim. Thotë Allahu: “Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur”. (Hud, 95)
 Zotëriu i të penduarve, i mbrami i pejgambereve, Muhammedi, alejhi selam, po ashtu i kishte ftuar besimtaret ne pendim te sinqerte. Jo vetëm kaq, por edhe i kishte urdhëruar për te. Thotë Allahu: “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim, 8) Poashtu kishte ftuar tere besimtaret për një gjë te tille dhe iu kishte thënë: “Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (Nur, 31) Kur ua kishte sqaruar frytet e pendimit iu kishte thënë: “E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar”. (Hud, 3) Pejgamberi jo vetëm besimtaret kishte thirrur ne pendim, por kishte thirrur edhe te krishterët dhe çifutet e iu kishte thënë: “E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshirues?”. (Maide, 74)
7. Kushtet e pendimit
 Pishmanlleku (keqardhja) për bërjen e mëkatit dhe gabimit. Thotë Allahu: “(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di!”. (Ali Imran, 35) Poashtu thotë: “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. (A’raf, 201) Ne një hadith te transmetuar nga Ibni Mes’udi, Pejgamberi, alejhi selam, kishte thënë: “الندم توؚة Pishmanlleku (keqardhja) është pendim”.
 Braktisja e mëkatit. Thotë Allahu: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran, 135) Gjithashtu ka thënë: “Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t’ju zë)”. (Enfal, 38)
 Përmirësimi i asaj, qe e ka nëpërkëmbur apo anashkaluar. Ajetet, qe kane te bëjnë me këtë tematike janë bukur shume. Prej tyre: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha, 82), pastaj: “Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues”. (Bekare, 160), pastaj: “Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh”. (Nisa, 146), pastaj: “E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (En’am, 54), pastaj: “Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s’ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron”. (Nahl, 119), pastaj: “Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë”. (Merjem, 60), pastaj: “Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron”. (Nur, 5), pastaj: “Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm”. (Furkan, 71) Te gjitha këto ajete tekstualisht, për pranimin e pendimit, kushtëzojnë përmirësimin e asaj qe ke prishur dhe bërjen mire pas gabimit apo mëkatit.
8. Kohët e pranimit të pendimit
 Pendimi i shpejte pas kryerjes se mëkatit. Për këtë pendim, Allahu i Madhëruar ka premtuar pranimin e tij, e premtimi i Allahut është i vërtetë. Thotë Allahu: “Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti”. (Nisa, 17) Ky ajet sqaroi kohen, ne te cilën pranohet pendimi dhe e cila është: Pendimi i shpejte dhe menjëhershëm pas kryerjes se mëkatit.
 Pendimi, i cili ndodhe gjate kohës se daljes se shpirtit nga trupi, pra vdekjes, nuk pranohet. Thotë Allahu: “Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër”. (Nisa, 18) Ky ajet sqaron kohen, ne te cilën nuk pranohet pendimi dhe e cila siç pame ishte momentet e daljes se shpirtit dhe ndarjes nga kjo bote.
 Pendimi pranohet nëse behet para vdekjes dhe periudhës se lartpërmendur. Thotë Allahu: “Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!”. (Nisa, 18) Këtë domethënie e kane sqaruar edhe hadithet e Pejgamberit, alejhi selam,
Ne përgjithësi, sa here qe pendimi te jete me afër kohës se kryerjes se mëkatit, shpresa për pranimin e tij është me e madhe. Ndërsa nëse kalon kohe e gjate, qe krahas mospendimit, edhe ngul këmbë ne mëkatin e tij, frika për mos pranimin e pendimit te tij është shume e madhe, sepse ndodhe qe për shkak te nguljes këmbë ne mëkat, Allahu t’ia vulose zemrën dhe pendimi me do t’i vie shume vështirë.
 Pendimi i kryengritësve, rebelëve dhe atyre qe nuk respektojnë udheheqesine musliman, nëse behet para se te zihen dhe kapen ne burg, pranohet, ne te kundërtën jo. Thotë Allahu: “Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. Përveç atyre që janë penduar para se t’i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues”. (Maide, 33-34)
 Pendim, pranimin e te cilit e ka refuzuar Kur’ani Fisnik. Ky lloj pendimi është i personave me cilësi te përmendura ne këtë ajet: “Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t’u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit”. (Ali Imran, 90) Poashtu thotë Allahu: “Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë”. (Nisa, 137) Komentatorët nuk kane sqaruar ata, te cilëve nuk iu pranohet pendimi, edhe pse te gjithë njëzëri kane deklaruar se kur pabesimtari pranon Islamin, Allahu ia pranon pendimin, edhe nëse kthehet prape ne kufër (pabesim) e pastaj prape ne Islam. D.t.th, sa here qe ai, e pranon Islamin, pendimi i pranohet. Ndërsa ajo qe mua me duket nga ajeti, është se ai bën fjale për ata, qe tallen dhe luajnë me fe si dhe për renegatet. Allahu e di me se miri!
9. Kushtet e pranimit te pendimit te hipokriteve
 Sinqeriteti ne fe për Allahun dhe hyrja ne te me besim te pastër.
 Mbështetja në vetëm Allahun si dhe mbajtja për fesë se Tij, Islamit.
 Përmirësimi i asaj qe e ka prishur (keqinterpretuar ose vepruar me qellim), fjale apo vepër, fshehtas apo haptazi.
Argument për këto kushte janë ajetet kur’anore: “S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës 146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh”. (Nisa, 145-146)
10. Frytet e pendimit
Allahu iu premtoi te penduarve shpërblime dhe te mira te shumta, disa prej te cilave janë ne këtë dunja e disa ne ahiret. Ajo qe është ne dunja kalon edhe ne ahiret sepse ahireti është bote e përhershme.
 Shpërblimi i te penduarve ne dunja.
 Melaiket e rangut me te larte, te cilat bartin Arshin, kërkojnë falje për ata, qe pendohen dhe pasojnë traditën e Pejgamberit, alejhi selam. Ata e lusin Allahun qe te penduarit t’i ruaj nga dënimi, t’i fusë ne Xhennet me prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre te mire. Thotë Allahu: “Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit! 8. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!”. (Gafir, 7-8)
 Kërkimi falje dhe pendimi tek Allahu janë shkaqe për furnizim te bollshëm, jetë te mire dhe dëfrim te rehatshëm, sepse Allahu caktoi dëfrimin e këndshëm rezultat te kërkimit falje dhe pendimit ashtu sikurse caktoi shpërblimin rezultat te kushtit te Tij e tha: “E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar”. (Hud, 3)
 Shpërblimi ne boten tjetër, i cili është qëllimi final.
 Falja e mëkateve te atij qe është penduar, ka besuar, ka bere vepra te mira e pastaj është përqendruar dhe ngulitur ne udhëzim. Thotë Allahu: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha, 82) Po ashtu thotë: “E ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre)”. (A’raf, 153)
 Shndërrimi i te këqijave të të penduarve ne vepra te mira. Thotë Allahu: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan, 70)
 Allahu iu premtoi te penduarve shlyerjen e veprave te këqija dhe futjen e tyre ne Xhennetet Adn, mu ashtu siç kërkuan melaiket ne duanë e tyre për te penduarit. Thotë Allahu: “Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer”. (Merjem, 61) Po ashtu thotë: “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim, 8)
 Dashuria e Allahut për te penduarit dhe derisa kane këtë status, atëherë Ai nuk i ndëshkon ata. Thotë Allahu: “All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (Bekare, 222)
 Allahu iu premtoi te penduarve shpëtim. Thotë Allahu: “Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (Nur, 31) Po ashtu ka thënë: “E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit”.(Kasas, 67)
11. Ai, që ia kthen shpinën pendimit ai i ka bërë padrejtësi vetes
Kur’ani ka sqaruar se kush nuk pendohet prej mëkateve, ai i ka bere padrejtësi vetes. Kjo për faktin sepse padrejtësia ndaj te tjerëve është t’iu hysh ne hak, t’ua cenosh te drejtat, ndërsa padrejtësia ndaj vetvetes është qe te pajtosh qe zjarri i Xhehennemit te jete shpërblimi yt, edhe pse ke mundësi te pendohesh dhe ta ruash veten nga kjo. Mu për këtë, Kur’ani, alegorikisht, padrejtësinë e përkufizoi vetëm ne ta, sikur nuk ka zullumqar (te padrejte) tjerë përveç tyre, dhe këtë për shkak se zullumqaret tjerë ne krahasim me ata, qe i bëjnë padrejtësi apo zullum vetvetes nuk janë konsideruar fare (si zullumqare). Thotë Allahu: “E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (Huxhurat, 11)
12. Rezymeja e punimit dhe rezultatet e tij
 Allahu i Madhëruar ia ka shkruar Vetes mëshirën se ai, qe bën mëkat, pastaj pendohet dhe përmirëson atë, qe e ka prishur, Allahu ia pranon pendimin.
 Allahu emërtoi Veten e Tij me Tevvab (Ai, qe pranon shume pendimin) dhe se vetëm Ai bën pranimin e pendimit.
 Profetët nuk kane hequr dore nga ky lloj adhurimi, por janë penduar, kane kthyer kah Allahu si dhe kane urdhëruar popujt e tyre te pendohen duke iu premtuar shpërblim te madh.
 Pendimi është begati e arte dhe po te mos ishte ajo, njerëzimi do te ishte shkatërruar. Kjo për faktin se kur mëkatari ta humbe shpresën se nuk i pranohet pendimi, ai do te vazhdoje ne traditën e tij te vjetër dhe kështu, pasiguria, skandali, kaosi, do te përhapën në nivel shoqëror. Ndërsa kur ta dije se ka pendim për te, ai gjithsesi se do te heq dore nga krimet.
 Kur’ani aprovoi se kohërat, ne te cilat pranohet pendimi janë: koha e afërt me kryerjen e mëkatit, d.t.th pendimi menjëherë pas mëkatit dhe koha deri para vdekjes, sepse kur te vie vdekja dhe t’i shohësh melaiket, atëherë pendimi me nuk te vlen. Por megjithatë, pendimi nuk duhet shtyre për deri ne atë kohe nga frika qe te mos i vuloset zemra mëkatarit ne mëkate dhe kështu t’i vështirësohet pendimi.
 Kur’ani sqaroi kushtet e pendimit, te cilat janë: braktisja e mëkatit, pishmanlleku ose keqardhja për bërjen e mëkatit, përmirësimi i asaj qe e ka prishur( ), dhe kthimi i haqeve (te drejtave) tek ata, qe iu ke bere padrejtësi.
 Kur’ani caktoi shpërblimin për pendim me jete te këndshme, me kërkim falje te melaikeve për te, me ruajtje nga zjarri, me hyrje ne Xhennet, me bashkim me anëtarët e ndershëm te familjes.
 Allahu pranoi duanë e melaikeve kështu qe ua shndërroi te këqijat e te penduarve ne te mira si dhe iu premtoi se do t’i fus ne Xhennetet Adn.
 Se fundi, Kur’ani aprovoi faktin se ai, i cili nuk pendohet, ai i ka bere padrejtësi vetes dhe te tjerëve, sepse ai ia ka prezantuar veten shkatërrimit, edhe pse kishte mundësi ta pengonte prej nje gjeje te tille. Mu për këtë, padrejtësia e tij konsiderohet nga me te vrazhdat dhe me te pamëshirshmet. Allahu e di me se miri!

Përktheu: Sedat Gani Islami
13-4-2006, e enjte
Brunei Darussalam

Artikulli paraprakZemërimi dhe depresioni nga aspekti islam
Artikulli vijuesHadithe rreth vlerës së namazeve sunete