Abdurrahman Omiç, njeriu i cili i shpëtoi masakrës së Srebrenicës

Abdurahman Omiç nga fshati Budak, afër Qendrës Memoriale Potoçari të Srebrenicës, është njëri nga ata pak njerëz të Srebrenicës, i cili nëpër pyll arriti në territoret e lira në korrik të vitit 1995. Me tre vëllezërit dhe një numër anëtarësh të afërt dhe largët të familjes, fqinjë dhe miqë më 11 korrik të vitit 1995 morën rrugën e vdekjes.

Ai pa të vdekurit, ishte i uritur, u mbijetoi pritave, por në ditën e 31-të arriti të mbërrinte në territorin e lirë në Kladanj. Fatin e njejtë nuk e patën edhe tre vëllezirit e tij Azizi, Aloja dhe Shevko, si dhe babai i tyre Nuriu të cilët më vonë u gjetën të vdekur dhe u varrosën në Qendrën memoriale Potoçari të Srebrenicës.

Abdurrahmani ishte punonjës i arsimit, punonte në shkollën fillore të Potoçarit si mësues. Ajo që ka ngelur në memorien e tij është fëmijëria dhe jeta e lumtur para rënies së Srebrenicës. Atëherë çdo gjë u shkatërrua. Mbeti pa vëllezërit, babanë dhe me traumat që kurrë nuk do ti harrojë.

Ndërsa qëndronte pranë varreve të më të dashurve të tij në Qendrën Memoriale, ai kujtoi 11 korrikun, 21 vite më parë, kur me më shumë se 70 persona ishin nisur nga shtëpitë e tyre në rrugën e shpëtimit, e cila më vonë u kthye në rrugëtimin e vdekjes.

– Nëntë vite varrosi të afërmit –

“Ne ishim zonë e mbrojtur, por të dënuar nga të gjithë, sidomos nga forcat serbe, bashkësia ndërkombëtare, por pjesërisht edhe nga përfaqësuesit tanë në Sarajevë. Rreth 76 persona nga familja e afërt, por edhe fqinjë nga fshati Budak, pikërisht para shtëpisë sime, më 11 korrik në mbrëmje u nisën në rrugëtimin e vdekjes. Prej tyre, vetëm nëntë arritën në territorin e lirë”, tregon Abdurahmani për Anadolu Agency (AA).

Njerëzit, thotë ai, u përpoqën që të mbërrin në Potoçari, sepse afër saj ishin pjesëtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Ne menduam se ata do të na mbrojnë. Në rrugën për në Tuzëll, u nisëm në ora 11-të e mbrëmjes. Granatimet filluan ndërsa ne ishim ende duke u mbledhur në fshatin tim. Në fshatin Buljin kishim të plagosur dhe të vrarë. Pas kësaj jo shumë larg nga ai vend, në Kamenicë të komunës Bratunac, ne hasëm në një pritë edhe më të madhe. Tre vëllezërit e mi ishin para meje në kolonë. Pas kësaj prite unë më nuk i kamë parë. Identifikimin e tyre e bëra unë. Babai im erdhi në Fabrikën e baterive në Potoçari”, kujton Abdurahmani.

“Unë e pashë atë pas luftës në xhirimet e marra kur i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët. Për nëntë vite i kam varrosur, çdo dy vite. 11 korriku po afrohet, ndërsa mua më duket njëjtë si të ishte dje. Edhe pse tani po përkujtojmë 21-vjetorin, kur vjen korriku, më kthehen të gjitha kujtimet. Gjithçka më duket sikur të ketë ndodhur një ose dy ditë më parë”, tha Abdurahman.

Në rrugëtimin e vdekjes drejt territorit të lirë ata kishin ngrënë atë që natyra u ofronte.

“Kishim fruta jeshile, kërpudha. Fqiu më ofroi kërmill, por unë nuk munda ti ha. E afroja deri tek goja dhe e lija. Më këshillonin që ti ha, sepse askush askë nuk do ta mbante, prandaj isha i deyruar ti haja. Më shumë përdornim ujin. Ata që kishin krip, ia hedhnin ujit”, thotë Abdurahmani.

Gjatë një muaji ai tre herë ishte në pritë.

“Mirëpo, rastësisht, dhe Perëndia ka bërë emër që ne të dalim në territorin e lirë, për shkak se dikush duhej të identifikonte dhe varroste të afërmit e mi. Çdo natë mendoj, ndërsa nuk mund të fle, si ia dola unë, a është e mundur që t’ia kem dalur?”, thotë Abdurahmani.

Duke kujtuar pritën kur për herë të fundit i kishte parë vëllezërit, ai thotë se pas kësaj ka filluar ti thërriste.

“Ishin në shënjestër nga të gjitha llojet e armëve. Më pas, u lëshuan edhe qentë nuhatës. I thirrja me emra të afërmit e mi, por askush nuk përgjigjej. Ishte natë. Kishte shumë trupa të fryera. Fillova të kërkoj në mesin e kufomave, por nuk munda të gjejë asnjë nga të afërmit e mi. Në vazhdim të rrugës hasa në shumë kufoma individuale”, thotë Abdurahmani.

Gjatë përpjekjes për të arritur në territorin e lirë ata u ballafaquan me situata të ndryshme, por edhe me njerëz të plagosur.

– Gjenocidi ka filluar para vitit 1995 –

“Ata kishin plagë të tmerrshme. Duar në gjendje pothuajse të kalbjes. Ata na thanë që të mos shkojmë përpara, kështu që ne u kthyem në Udrëç. Aty qëndruam disa ditë, por më pas vendosëm që të shkojmë në Vlasenica, dhe në Kladanj, pra, në drejtim të kundërt”, kujton Abdurahmani.

Në fund ia doli. Ai mbërriti në territorin e lirë, ku tashmë ishte gruaja e tij me vajzën një-vjeçe. Në Tuzëll ka lindur edhe djali i tij Nuriu, i cili u emërua sipas gjyshit të vrarë.

Abdurahman thotë se gjenocidi në Srebrenicë ka filluar edhe para vitit 1995. Që nga viti 1992 rajoni ku jetonin deri në 50 mijë njerëz ishte pa ujë, energji, ushqim. Lindjet bëheshin pa mjek, kishte shumë të plagosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai në Srebrenicë u kthye në vitin 2003. Thotë se sot nuk është e lehtë për të jetuar në këtë zonë.

“Fqiu im më i afërt jeton 500 metra nga unë. Kur punoj diçka, thellohem në mendime dhe them në vete, çfarë do të ndodhë nëse nuk do të kishte luftë. Të gjithë e mbajmë në mend se çfarë kolegë kisha unë, mendoj për serbët, dhe çfarë kishin vëllezërit e mi. Si qëndronim me ata. Të afërmit e mi u vranë vetëm për shkak të emrit dhe mbiemrit. Ishte paraparë që të zhdukeshim”, përfundon Abdurahmani.

Artikulli paraprakDikush pyeti si do të dukej bota pa myslimanët: dhe ja përgjigja brilante.
Artikulli vijuesBabë e bir plagosen gjatë të shtënave në një kremtim familjar në rrethinën e Tetovës